Në “Camp Nou” Barcelona vendase iu fal golit të Jordi Albas për të marrë tri pikët në shtëpi, duke mundur Osasunën. Dueli nisi malore për miqtë, që u ndëshkuan me karton të kuq në javën e 33-të.

Në minutën e 26-të Herrando la të tijtë me një lojtar më pak, duke i hapur rrugën e suksesit katalanasve.

Do duhej minuta e 85 e ndeshjes që pas asistit të de Jong, Alba të dërgonte topin në rrjetë. Me 82 pikë, Barcelona mban kreun e La Ligas duke qenë 14 pikë më shumë se Real Madridi ndjekës.