Real Madrid dhe Mançester Siti u ndanë në një barazim 1-1 në duelin e parë gjysmëfinal mes tyre në Ligën e Kampioneve.

Një sfidë tepër e luftuar ku padyshim heronjtë ishin Vinicius dhe De Bryjn. Të gjithë tifozët prisnin më shumë nga “makineria” Haland, por ky i fundit zhgënjeu në paraqitjen në “Santiago Bernabeu”. Madje edhe trajneri Pep Guardiola deklaroi se ai gjendej mes mbrojtësve të mëdhenj dhe nuk ishte e lehtë pasi nuk kishte hapësira për të sulmuar.

Një gjë e tillë është vënë re edhe në një video që po bën xhiron e rrjetit, ky protagonistë janë pikërisht Haland dhe mbrojtësi madrilen Rudiger.

Ky i fundit shihet gjatë gjithë kohës duke qëndruar pas sulmuesit duke mos i lënë asnjë hapësirë për të vepruar.