Tre persona gjetën vdekjen dhe një është në gjendje kritike pas të shtënave në një klub nate të dielën herët në mëngjes në Kansas City, Missouri, thotë policia.

Të paktën pesë persona u qëlluan me armë në Klymax Lounge në Indiana Ave., konfirmoi departamenti i policisë në Kansas City.

Oficerët iu përgjigjën një thirrjeje pak para orës 1:30 të mëngjesit me orën lokale, duke “gjetur viktima të shumta pas mbërritjes së tyre dhe filluan të ofrojnë ndihmë mjekësore të plagosurve”, tha policia.

“Oficerët gjetën pesë të qëlluar që të gjithë besohet se ishin të rritur”, tha departamenti në një email për CNN. “Tre të qëlluarit janë transportuar në spital ndërsa dy viktimat janë konstatuar të vdekur në vendngjarje”.

Një nga viktimat vdiq më vonë në spital, tha policia. Sipas policisë, dy mbeten në spital, njëri në gjendje kritike dhe tjetri në gjendje të qëndrueshme.