Vllaznia është shpallur zyrtarisht kampione e edicionit futbollistik 2022-2023 në kampionatin e futbollit të vajzave. Kjo është hera e 10-të radhazi që kuqeblutë kurorëzohen me titullin ‘kampione të Shqipërisë’ në futbollin e vajzave. Vllaznia e mbylli kampionatin në kuotën e 54 pikëve pas 18 javëve të zhvilluara, ku ka njohur vetëm fitore, asnjë humbje dhe asnjë barazim.
Në ndeshjen e 18-të të kampionatit, Vllaznia mposhti rivalen direkt për titull, Tiranën. Vajzat kuqeblu triumfuan me rezultatin 3-0, me gola të Megi Doçit, Matilda Gjergjit e Gresa Berishës.
Në fund të takimit, u zhvillua edhe ceremonia e dorëzimit të medaljeve për të gjithë pjesëtarët e Vllaznisë nga anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Fatbardh Jera, i cili gjithashtu i dorëzoi kapitenes së ekipit, Esmeralda Franja edhe trofeun e kampiones.
Për trajnerin e Vllaznisë së vajzave dhe golashënuesin Megi Doci, vendosja e yllit ne fanelle është puna dhe kontributi i 10 viteve.
Presidenti Lazer Matia është shprehur i lumtur për këtë arritje te madhe te vajzave.
Në 10 vite kampione absolute të Vllaznisë, kuqeblutë nuk kanë asnjë humbje në përballjet e tyre që përbën një rekord absolut në futbollin e femrave.
Një vit më parë vajzat e Vllaznisë shënuan historinë në futbollin shqiptar duke u kualifikuar për herë të parë në grupet e Champions League