Dy persona janë vënë në pranga në Tiranë pasi vodhën dy herë brenda një banesë gjatë javës së fundit. Bëhet fjalë për dy të rinj 20 dhe 22 vjeç, të cilët vodhën 1 mln lekë, sende me vlerë dhe bizhuteri.
Policia ka sekuestruar disa nga bizhuteritë e vjedhura dhe një palë doreza të përdorura nga autorët gjatë dy vjedhjeve.
Shërbimet e komisariatit numër 6 i kapën dy të rinjtë në Tiranë në zonën e Kombinatit.
Nga veprimet hetimore, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në datat 15.05.2023 dhe 18.05.2023, dy të rinjtë kanë vjedhur bizhuteri të ndryshme floriri dhe shumën 1 000 000 lekë të rinj, në banesën e një shtetasi, në Sharrë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa prej bizhuterive që dyshohet se janë vjedhur në këtë banesë, si dhe një palë doreza që dyshohet se autorët i kanë përdorur gjatë dy vjedhjeve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.