Autoritetet indiane kanë kapur një elefant të egër që vrau të paktën gjashtë persona, sipas raporteve të mediave lokale. Elefanti mashkull, i quajtur Arikomban (gjuetar orizi), ishte i njohur për bastisjen e dyqaneve të orizit dhe drithërave në shtetin jugor të Kerala.
Të shtunën, një ekip prej 150 zyrtarësh e kapën elefantin pas pesë të shtënave me qetësues, raportoi gazeta Indian Express. Më pas ai u pajis me një GPS dhe u dërgua në një vend të shenjtë për kafshë të egra.
Kjo nuk ishte hera e parë që zyrtarët përpiqeshin të kapnin elefantin, që besohet të jetë rreth 30 vjeç. Arikomban u godit me qetësues në 2017, por arriti të shpëtonte.
Ambientalistët fajësojnë zgjerimin e vendbanimeve njerëzore rreth pyjeve për rritjen e konflikteve njeri-kafshë në disa pjesë të Indisë. Sipas regjistrimit të fundit në vitin 2017, India ka rreth 30,000 elefantë të egër, rreth 60% e popullsisë në kontinentit aziatik.