Presidenti serb Aleksandar Vuçiç është shprehur se, është jashtëzakonisht i shqetësuar për situatën aktuale në Kosovë.
“Mendoj se po vjen situata më e vështirë në Kosovë. Diçka që nuk e kemi parë më parë.
E gjitha kjo falë veprimeve provokuese dhe sjelljes tmerrësisht të papërgjegjshme të Albin Kurtit, tha Vuçiç.
Ai shtoi se ka frikë nga konflikte të mëdha.
“Kurti ëndërron të jetë Volodymyr Zelenskiy dhe serbët nuk mund ta tolerojnë më këtë”, është shprehur presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.
“Kam frikë nga destabiliteti që po vjen”, vijoi presidenti serb.