West Ham tashmë ka hequr dorë nga përpjekjet për të mbajtur Declan Rice në skuadër.
Sipas raportimeve të medieve britanike, këtë verë mesfushori do të largohet nga skuadra e “Hammers”.
Megjithatë duhet theksuar se West Ham do të ketë një fitim të madh nga ana financiare, pasi nuk pranon largimin e mesfushorit për një shifër më të ulët se 100 milionë euro dhe me Arsenal që e do patjetër në ekip, një transferim i tillë pritet të ndodhë në merkaton e kësaj vere.