Sipas revistës “Look”, para se të takonte Ronaldon, Georgina kishte disa lidhje, edhe me njerëz të njohur si Miguel Angel Silvestre, Alberto Santana, ish-ylli i spektaklit televiziv “Gratë dhe burrat” dhe Javi, ish-konkurrent i reality show “Ishulli i tundimeve”.


Po kështu ka qenë e lidhur edhe me dikë që e ka ndihmuar financiarisht. Revista nuk ia thotë emrin, por sipas burimeve ata kishin një lidhje serioze.


Ish i dashuri i jepte Georginës 2000 euro në muaj për shpenzimet e saj personale, të cilat i mbante në dollapin e punës. Gjithashtu, kur babai i Georginas u nda nga jeta në vitin 2019, i pagoi asaj dhe motrës Ivana biletat për të shkuar në funeralin e mbajtur në Argjentinë.