dhe Demi posesiv dihet tanimë, por a doni të zbuloni anën e fshehtë të shenjave të tjera të horoskopit? Astrologia britanike Stella Hyde do t’ua zbulojë më poshtë.
Dashi- I papjekur!
Shenja më impulsive e horoskopit, Dashi, është aq impulsiv sa nuk arrin ta bëjë asgjë pa e menduar një herë e mirë. Po ia dha truri, do ta bëjë edhe sikur më vonë të pendohet. Adoleshentët e kësaj shenje janë gjithnjë të shqetësuar, kapriçozë dhe kërkojnë të ushtrojnë autoritet të madh. Kërkojnë të fitojnë me çdo kusht kur bëhet fjala për konkurrencë.
Demi- Kokëderr si dreqi!
Një Dem ka gjithmonë të drejtë. Është gati-gati acaruese sa të drejtë ka. E kemi fjalën, ashtu mendon Demi. Demi do të këmbëngulë me orë, muaj, vite të tëra në një ide edhe kur nuk ka të drejtë, dhe nuk ka asgjë më të lodhshme se kjo. Një Dem s’do t’ia dijë sa energji harxhon: do vetëm të vërtetojë se ideja e tij është e duhura dhe do të ketë sukses. Jo se ia ka vënë ndonjëherë vetes në dyshim.
Binjakët- Arrogantë!
Me aq shumë personalitete sa ka një njeri i shenjës së Binjakëve, do të zgjedhë pikërisht më të keqin për t’ua shfaqur të tjerëve: arrogantin. Binjakët kanë interes për shumë fusha, por nuk i përkushtohen dot vetëm njërës. Ndaj, shpesh mendojnë se i dinë të gjitha dhe priren të jenë mburravecë. Shtoji kësaj faktin që ndonjëherë thjesht nuk janë aty për të të ndihmuar.
Gaforrja- Acaruese!
Gaforrja e ndjeshme, qaramane, mund të preket shpejt për çdo gjë të mundshme dhe ty thjesht të vjen në majë të hundës duke e mbajtur afër. Ka gjithmonë diçka për t’u ankuar, për të mos u kënaqur me të tjerët, se fajin vetes s’ia vë kurrë. Kjo shenjë egoiste thjesht nuk i kapërcen dot gjërat që ti mund t’ia thuash edhe me shaka.