Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka planifikuar të vizitojë Romën të shtunën, sipas raportimeve të mediave italiane.

Sipas informacioneve, presidenti italian, Sergio Mattarella do të presë në një vizitë shtetërore kryeministrin Zelensky. Më herët pati raportime se Zelensky mund të takohet me kryeministren italiane, Giorgia Meloni dhe papa Françeskun gjatë një vizite në Romë.

Presidenti ukrainas mund të udhëtojë gjithashtu në Gjermani këtë fundjavë, ku do t’i jepet çmimi prestigjioz “Charlemagne” në Aachen në emër të popullit ukrainas.

Nuk është konfirmuar ende nëse ai do të marrë pjesë personalisht në ceremoni. Matteo Salvini sigurisht që nuk do të jetë i pranishëm në takim.

“Shpresoj që vizita e Zelenskit në Itali të jetë e dobishme. Ne po ofrojmë të gjitha mbrojtjet dhe ndihmat e nevojshme, unë si ministër i Infrastrukturës tashmë jam në kontakt për rindërtimin e vendit dhe shpresoj vetëm që kjo luftë e mallkuar të marrë fund”, tha kreu i Lega në margjinat e një takimi elektoral në Cologno Monzese.

Zelensky tashmë ka qenë në Helsinki dhe në Hagë dhe në ditët në vijim, siç njoftojnë mediat gjermane, ai do të vizitojë Berlini ku pritet të takohet me kancelarin Scholz dhe presidentin Steinmeier.