Analisti Frrok Çupi këtë të hënë i ftuar në “Tirana Live”, në ABC News ka komentuar situatën e zhvillimit të fushatës elektorale në vendin tonë.
Çupi është shprehur se ndryshe nga vitet e tjera fushata e këtij viti është larg zhurmës dhe shpenzimeve të tepërta.
Ndër të tjera ai ka theksuar e nuk ka vetëm një opozitë, por sipas tij vetë PD-ja është e ndarë në disa opozita dhe për të konsoliduar një të vetme do të duheshin edhe dy tre palë zgjedhje.
“Është më qytetarë, më pa dhunë ose e çliruar nga dhuna, një fushatë që nuk e rëndon individin me zhurmë, iniciativa e mazhorancës për ti shkarkuar shpenzimet në punë për qytetin ishte një model i mirë që mund të ketë impakt në vitet e ardhshme. Më vjen keq që një pjesë është në primitivizmin e urrejtjes, ajo pjesë që është ndarë nga PD. Vë re që nuk ka një opozitë, por brenda opozitës ka disa opozita dhe disa kundërshtarë që do të çojnë në pastrimin e kanaleve të opozitës, dhe do të duheshin dhe dy tre palë zgjedhje që të konsolidohej një opozitë e përgjithshme”, ka thënë Çupi.