Në pritje të sfidës vendimtare për titull, të planifikuar për të shtunën me Mainz-in, Borussia Dortmund ka njoftuar rinovimin e kontratës së një prej emrave kryesorë të skuadrës. Në një postim në faqet zyrtare, Dortmund bën me dije se mbrojtësi Mats Hummels do të  qëndrojë te “verdhezinjtë” edhe për sezonin e ardhshëm.

Kështu 34-vjeçari do të jetë pjesë e Borussia Dortmund deri në verën e 2024-ës.