Më 4 korrik, Karim Benzema vendosi, ndoshta pa dashje, gurin e parë të Realit të Madridit të së ardhmes. Ajo ditë, që përkoi me ditën e fundit në La Liga, sulmuesi francez njoftoi në befasi largimin e tij drejt Al-Itihad në Arabinë Saudite, një lëvizje që kapi në befasi Realin vetë.

Largimi i Benzemasë iu bashkua atyre të Asensios, Hazardit dhe Mariano Diazit. Vetëm 22 ditë më vonë, më 26 qershor, skuadra e Realit të Madridit ka pësuar një transformim të thellë, i cili mund të jetë edhe më i madh nëse rasti gjithmonë i turbullt i Kilië Mbapesë kthehet për ta afruar sulmuesin e PSG-së në “Santiago Bernabéu”.

Edhe pse klubi këmbëngul që merkatoja është e mbyllur, mungesa e trupave përpara (vetëm Vinicius, Rodrigo, Hoselu dhe Brahim Diaz në skuadër në këtë pikë të merkatos) kërkon më shumë lëvizje për të përforcuar sulmin, gjithmonë me Mbapenë në qendër.

Veç katër largimeve, Reali ka realizuar dhe katër afrime të rëndësishme gjatë kësaj periudhe. Bellingam, Frann Garsia, Brahim Diaz dhe Hoselu Mato i janë bashkuar klubit të bardhë. Për të kompletuar merkaton e vrullshme të Realit janë dhe rinovimet e disa lojtarëve kyç, mes të cilëve Toni Kros, Luka Modriç, Naço dhe Dani Sebajos.