24 Qershor- Prej 15 qershorit janë hapur 30 qendra shëndetësore verore në zonat e bregdetit në plazhe dhe zonat e turizmit malor për të garantuar kujdes shëndetësor cilësor për pushuesit, turistët vendas dhe të huaj.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka bërë me dije se stafi prej 170 mjekësh dhe infermierë të mirëtrajnuar po ofrojnë shërbim në zonat bregdetare.
Çdo qendër shëndetësore verore është e pajisur me barna dhe material mjekësore për çdo emergjencë shëndetësore.
Postimi i plotë i ministres Manastirliu:
3️⃣0️⃣ qendra shëndetësore verore🏥🌄🏖️⛰️🪝🛳️🛟⛵️☀️ në zonat e bregdetit dhe në zonat e turizmit malor⛰ janë hapur për të garantuar kujdes shëndetësor cilësor për pushuesit dhe turistët vendas dhe të huaj.
👩🏻⚕️ 👨⚕️ 🩺👉170 mjekë, infermierë dhe staf mbështetës të dedikuar po shërbejnë në qendrat verore nga veriu në jug.
💊 👉Paketë me 100 lloje të barnave dhe materialeve mjekësore është garantuar në çdo qendër shëndetësore verore.
#SezonTuristikISigurt🏖⛰🚑🌊☀️⛱🛟
#ShëndetësiaNëGatishmëri🚨