Një 31-vjeçar i ka vendosur flakën vetes. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kthesës së Kamzës në Tiranë, ndërsa i riu Ervis Marku është dërguar në spital.

Për arsye që ende nuk dihen, rreth orës 11:40, në afërsi të një qendre tregtare te kthesa e Kamzës, Ervis Marku ka tentuar të vetëdigjet. Si pasojë është dëmtuar dhe është dërguar në spitalin e djegie-plastikës për mjekim.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.