Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pasditen e sotme një Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur në autostradën “Fier-Vlorë”, ku 44-vjeçarja K.Gj., duke drejtuar automjetin tip “Ford” ka aksidentuar një person, i cili është ende i paidentifikuar.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, ai ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin