Ruben Neves u kërkua me ngulm nga Barcelona, por kapiteni i Wolves do të vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite.

Al Hilal ka arritur akordin me klubin e Premier League mbi bazën e 55 milionë eurove, me mesfushorin që largohet nga “Ujqit” pas 6 viteve.
26-vjeçari portugez, autor i 39 ndeshjeve me kombëtaren luzitane, do të firmosë një kontratë të majme me Al Hilal.

Xavi e donte te Barcelona e tij, pasi e cilësonte si zëvendësuesin perfekt të Sergio Busquets. Por, kampionët e Spanjë duhet të gjejnë një tjetër qendërmesfushor.