Një aksident i trefishtë është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në superstradën Lezhë-Shkodër tek kryqëzimi i “Gocajve”.

Raportohet se disa persona kanë marrë lëndime dhe janë deërguar në spitalin rajonal të Lezhës, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Si pasojë e këtij aksidenti, ka patur bllokim te qarkullimit, ndërsa mjetet po përdorin segmentin dytësor të rrugës Kallmet-Lezhë për të vijuar lëvizjen.