Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Balldre-Lezhë.

Një mjet me drejtuese femër ka përplasur një këmbësore. Mësohet se kjo e fundit është transportuar me urgjencë në spital, ndërsa fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për BalkanWeb se drejtuesja e mjetit është akoma në vendngjarje ku po kryhen veprimet procedurale nga grupi hetimor. Ndërkohë, pasi ka kryer testin e alkoolit ai ka rezultuar negativ.