Një aksident ka ndodhur pak më parë në Bulgarec të Korçës.

Drejtuesi i një motomjeti ka humbur kontrollin e si pasojë ka dalë nga rruga duke u përplasur me trafikndarësen.
Si pasojë ai ka marrë lëndime të rënda dhe po transportohet drejt spitalit të Korçës.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.