Alma K. doli sot para GJKKO-së pas video skandalit me Safet Gjicin, ku kryenmarrëdhënie seksuale në zyrat e Bashkisë Kukës.
Para gjykatës ajo ka dhënë një version të ri se përse kishte vendosur të filmonte kryebashkiakun. Përveç projektit të qenve ku pretendon se kishte 20 të tillë që kujdesej, 40-vjeçarja ka deklaruar se ishte investiguese private dhe punonte me kohë të pjesshme në të zezë.
“Kisha dëgjuar se në zyra bëheshin këto gjëra dhe e investigova”, mësohet të ketë thëne ajo teksa është pyetur se përse kishte filmuar skenën seksuale në zyrën e Gjicit. 40-vjeçarja nuk ka pranuar të japë shpjegime se si u shpërnda materiali dhe nëse kishte persona që e kishin porositur meqë ajo punonte privatisht edhe si investiguese.