Arabia Saudite është vënë në kërkim jo vetëm të yjeve të futbollit botëror, por dhe trajnerëve më në zë. Al Hilal, pasi u refuzua për herë të parë nga Max Allegri, ka rritur ofertën për të bindur trajnerin e Juves.

Klubi saudit i ka vendosur në tavolinë Allegrit një kontratë 3-vjeçare nga ku do të përfitojë 30 milionë euro në sezon.

Jo vetëm kaq, në shenjtë mirënjohje, në momentin që do të hedh firmën, Allegri do të marrë edhe 10 milionë euro bonus. Kjo është me të vërtetë një ofertë marramendëse për një trajner, Allegri do të përfitonte 4 herë më shumë në vit se sa përfiton aktualisht te Juventus.

Në një kohë kur drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” po programojnë sezonin e ri, sigurisht me Allegrin në stol, sheikët e Al Hilal vijojnë të “përndjekin” Allegrin me oferta që shkojnë përtej logjikës sportive.