Carlo Ancelotti ka nisur punën për të ndërtuar Realin e ri. Në vitin e tij të fundit në Madrid, Ancelotti kërkon të largohet me trofe, ndërsa i ka paraqitur presidentit Perez listën e tij të dëshirave. Është e qartë se prioriteti i Ancelottit dhe drejtueseve të klubit është gjeta e një sulmuesi të ri, largohet apo jo Benzema.
Sipas mediave spanjolle, tekniku italian është i fiksuar pas idesë për të pasur në skuadër Harry Kane. Në këtë pikë, Reali ka dhe konkurrentë pasi Man.United vijon të ndjek nga pranë situatën me kapitenin e përfaqësueses angleze. Dëshira e Kane është të mos largohet nga Premier League. Kane ka një kontratë që i përfundon në 2024, vit ku në Madrid pritet të zbarkojë edhe Kylian Mbappe.