Në Brazil vazhdojnë të cilësojnë Carlo Ancelottin si trajnerin ideal për stolin e kombëtares seleçao. Globo shkruan se trajneri italian i Real Madrid, do të emërohet në pankinën e pesë herë kampionëve të botës.
Në janarin ose gushtin e vitit 2024. E përditshmja braziliane shtoi se zyrtarizimi i marrëveshjes do të vijë gjatë fundit të këtij muaji. Pas festës Kombëtarja niset drejt Ishujve Faroe, programi deri kur të luhet ndeshja
Ndërkohë, në një prononcim për AS, presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit, Ednaldo Rodrigues ka shprehur sërish vlerësimin e madh për Ancelottin.
“Lojtarët që kanë punuar me Ancelottin thonë se ai është trajneri ideal. Kur të njëjtën gjë thonë edhe ata që nuk kanë luajtur fare me të, atëherë më duhet t’u besoj.
Shumë lojtarë theksojnë se do të donin të kishin Ancelottin trajner. Unë mendoj se për momentin ai është trajneri perfekt për kombëtaren braziliane”, theksoi kreu i futbollit brazilian.
I cili ka një debulesë edhe për një tjetër trajner. “Me Guardiolën nuk kam biseduar kurrë. Ai rinovoi me Manchester City dhe dëshiron të mbetet në Europë. Më pëlqen shumë Mourinho, një trajner madhështor. Ai ka një histori të rëndësishme dhe ka shumë dëshmi nga lojtarë të ndryshëm që kanë luajtur me të”, u shpreh Rodrigues.