Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj kanë nisur pushimet pas një sezoni të gjatë televiziv. Ka qenë vetë Arbana që ka postuar disa foto ku tregon se i kishte pritur shumë këto ditë relaksi.

“Duken si pushime pas një viti jetë”, shkruan Arbana krah fotove duke pozuar me rrobabanjo e herë të tjera e veshur me shumë stil, me këmishë e kapele.

Çifti ndodhet në Mykonos të Greqisë, ishullin e famshëm që frekuentohet edhe nga VIP-at botërorë.