Opinionisti i “Big Brother VIP”, Arbër Hajdari i ftuar në rubrikën “N’Trip”, në “E diell” ka dhënë një lajm të bukur.
Arbri tha se ai dhe bashkëshortja e tij, Vlera kanë plane dhe dëshirë për të zgjedhur familjen.
“Kam dëshirë të kem një familje të madhe, pastaj gjërat e tjera janë në dorë të zotit. Kam qejf vajzë”, tha Arbri.
I pyetur si është jetesa me bashkëshorten, opinionisti tha: “Partneri duhet të kuptojë se cili është prioriteti, unë falë zotit e kam gjetur njeriun që më kupton”, tha Arbëri mes të tjerash.