Të marrësh telefonata është mëse normale. Por, ajo që është vërtet e çuditshme është marrja e telefonatave nga një numër i panjohur, por edhe më e çuditshme është se ata që ju telefonojnë, e mbyllin direkt. A ka ndonjë shpjegim për këtë?

Rezulton se këto thirrje gjenerohen nga të ashtuquajturat “call center”, ku shumë kompani nisin fushatat e tyre të kapjes së klientëve në listat e tyre telefonike. Kompanitë e ndryshme kanë programe të telefonimit automatik që i dërgojnë ato thirrje në listat që kanë në dispozicion. Kjo i bën punëtorët të lehtësojnë punën e tyre, deri në atë pikë sa nuk duhet të telefonojnë, por të marrin thirrjen automatike. Por, çfarë ndodh nëse nuk ka njeri që ta pranojë thirrjen? Tashmë ju e dini se çfarë ndodh: hapni celularin dhe askush nuk përgjigjet nga ana tjetër.

Pasi të ndodhë kjo, duhet të jeni të vetëdijshëm se telefonata mund të bëhet përsëri. Kjo është për shkak se “software” e vendos atë në radhë duke pritur për ta përsëritur dhe në fakt mund ta bëjë këtë brenda disa sekondash.

Si të shmangim thirrjet e padëshiruara? Disa celularë kanë tashmë një listë numrash të shënuar si të padëshiruar dhe do t’ju njoftojnë edhe para se ta hapni. Nga ana juaj, ju mund të shkoni në regjistrin e celularit tuaj dhe t’i vendosni numrat e panjohur në listën e zezë, për të shmangur thirrjet nga ata numra.