Ditën e djeshme, në një ceremoni *super* private, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Para miqsh, kolegësh e familjarësh, ata i thanë “PO” njëri-tjetrit, në Toskana në Italisë.
Por për të ftuarit ekzistonte vetëm një rregull: të mos postohet asnjë foto apo video nga dasma, në rrjetet sociale.
Megjithatë, disa prej tyre, pa zbuluar detaje nga ceremonia, kanë publikuar fotot e tyre duke na zbuluar si duken.
Deri më tani këta janë të vetmit Yjeee që kanë publikuar foto në rrjetet sociale. Mesa duket të gjithë të pranishmit kanë respektuar dëshirën e çiftit për të mos publikuar asnjë pamje nga dita e tyre e veçantë.