Avokati serb, Cedomir Stojkoviq reagoi pas protestës së djeshme në Serbi, ku mes serbëve nacionalistë valoi flamuri rus dhe parulla propaganduese si “Kosova është Serbi”. Ai paralajmëroi se nuk do të jetë më pjesë e protestave në rast se edhe njëherë protesta antidhunë në Serbi do të marrë kahje antievropiane. Ai u shpreh se proteston për vlerat e Bashkimit Evropian, në mënyrë që në Serbi të krijohen kushte sociale, në të cilat vrasja e fëmijëve nuk do të përsëritej dhe jo për narrativa antievropiane.
Stojkoviq deklaroi se është kundër presidentit serb, Aleksandar Vuciçit, të cilin e akuzoi se e ka shndërruar Serbinë në një vend antievropian.
“Unë po protestoj për vlerat e BE, që do t’i mundësojë vendit tim të shtypë dhunën dhe të krijojë një atmosferë sociale në të cilën vrasja e fëmijëve nuk do të përsëritet, të cilat vlerat e BE-së nënkuptojnë që të kemi programe televizive normale, demokraci. , të drejtat e njeriut, zgjedhjet e lira, mediat e lira, stabiliteti ekonomik, shtypja e korrupsionit, shtypja e organizatave ekstremiste, ndëshkimi i banditëve në rrugë… etj. Unë po protestoj KUNDËR Aleksandar Vuçiçit, i cili është e kundërta e kësaj, që krijoi një vend antievropian”, shkroi ai ndër të tjera në Twitter.