Bajern Mynih ka arritur të bëjë goditjen e parë të madhe në merkaton e verës. Bavarezët kanë siguruar shërbimet e mbrojtësit nga Korea e Jugut, Kim Min-jae i cili këtë sezon shkëlqeu në Itali duke fituar titullin kampion me Napolin.
Eksperti i merkatos, Fabricio Romano raporton se palët kanë arritur marrëveshje dhe mbrojtësi do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me Bajernin. Ditët në vazhdim do të finalizohet gjithçka, me Lukas Hernandezin që do të largohet për te PSG dhe më pas do të jetë edhe zyrtarizimi i Kim Min-jae pasi është paguar klauzola nga Bajerni.
Për futbollistin korean kishte interesim konkret edhe nga Mançester Junajtid madje dukej sikur transferimi ishte vetëm çështje ditësh megjithatë gjërat kanë ndryshuar së fundmi dhe Bajerni ka arritur të sigurojë futbollistin.