Ndërsa dilte nga Bashkia Fier, ku u zhvillua mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak të dalë nga zgjedhjet e 14 Majit, Taulant Balla është ndalur të takojë një qytetare e cila priste në hyrje të Bashkisë.
Qytetarja Nadire Bajramaj i ka treguar anëtarit të Kuvendit të Shqipërisë hallin e saj lidhur me kadastrën, ndërsa Balla nuk ka hezituar të ulet pranë saj për disa minuta, të marrë shënim problemin dhe madje të ngarkojë dikë nga stafi i tij për ta ndjekur këtë shqetësim të pazgjidhur prej shumë vitesh për familjen Bajramaj.