Pak italianë kanë pasur më shumë ndikim dhe kanë tërhequr më shumë polemika se Silvio Berlusconi- biznesmeni miliarder dhe katër herë kryeministër i vendit.
I lindur në vitin 1936 në Milano, Berlusconi e filloi karrierën e tij duke shitur fshesa më korrent, përpara se të krijonte një kompani ndërtimi.
Ai arriti të bëhej një nga njerëzit më të pasur në Itali, duke e bërë pasurinë e tij përmes kanaleve të tij televizive dhe duke fituar njohje ndërkombëtare si pronar i klubit legjendar të futbollit AC Milan përpara se të hynte në politikë.
Ai themeloi partinë e tij, Forza Italia në vitin 1993 dhe mbeti një figurë e fuqishme politike për dy dekadat e ardhshme- brenda dhe jashtë pushtetit- duke shuar me sukses skandalet seksuale dhe akuzat për korrupsion.
Si një manjat dhe politikan, Berlusconi ndihmoi në formësimin e imazhit të Italisë për dekada.