Ish-sulmuesi i Real Madrid, Karim Benzema shpjegon arsyet që e shtynë të përqafonte projektin e klubit nga Arabia Saudite, Al-Ittihad.

Në një prononcim të bërë pas firmosjes me klubin e Al-Ittihad, Benzema theksoi se e bëri këtë zgjedhje sepse është musliman.

“Zgjodha Arabinë Saudite sepse jam musliman dhe ky është një vend mysliman. Gjithmonë kam dashur të jetoj këtu. Vendosa të luaj për Al-Ittihad sepse është një nga klubet arabe më prestigjioze, me kaq shumë tifozë, dhe që në historinë e saj ka fituar kaq shumë trofe. Familja ime ishte shumë e lumtur kur u thashë se po lëviznim këtu. Arabia Saudite është vendi më i mirë për ne. Dua të flas rrjedhshëm gjuhën arabe. Meka është shumë afër këtu, gjë që është shumë e rëndësishme për një person si unë”-tha Benzema.

Sulmuesi francez ka firmosur deri në vitin 2026 me kampionët në fuqi të Arabisë Saudite, Al-Ittihad.