Harry Kane ishte dëshira e madhe e Man.United në këtë merakto vere, në një kohë kur objektivi i tyre kryesor është gjetja e një qendërsulmuesi. “Djajtë e kuq” janë përpjekur këtë periudhë të joshin kapitenin e përfaqësueses angleze, ia kanë arritur, kanë marrë pëlqimin e Kane, por pengesë është kthyer klubi i Tottenham.
Drejtuesit e “gjelave” ia kanë bërë të qartë se Kane nuk është në shitje, me saktë nuk dëshirojnë ta shesin tek United pasi nuk dëshirojnë të përforcojnë një rival direkt. Përballë një refuzimi të tillë, edhe Man.United është dorëzuar duke hequr dorë nga Kane.
Jo vetëm Harry Kane, United po i ndërlikohet një tjetër objektiv i kësaj vere, Mason Mount. Drejtuesit e United ka paraqitur një ofertë zyrtare në dyert e Chelsea, 47 milionë euro, por kjo shifër është refuzuar në mënyrë të prerë. Chelsea kërkon minimalisht 80 milionë euro për të lënë të lirë Mason Mount.