Një tjetër aksident është regjistruar pak minuta më parë në rrugën e Kapshticës. Sipas informacioneve paraprake mësohet se një mjet ka dalë nga rruga.

Drejtuesi i mjetit ka qenë i vetëm dhe mësohet se ka mbetur i plagosur. Ky i fundit është transportuar në spitalin e Bilishtit. Ndërkohë vetëm pak minuta më parë është shënuar edhe një tjetër aksident, i treti mëngjesin e sotëm në Korçë.

Gazetarja Lorena Kodra bën me dije se aksidenti tjetër ka ndodhur në afërsi të fshatit Symiz, me pasojë plagosjen e një këmbësori. Nga këto tre aksidentet kanë mbetur të plagosur tre drejtuesit e mjeteve.