Të shtëna me armë janë raportuar mbrëmjen e sotme në Tropojë.
Dyshohet se nga të shtënat me armë zjarri ka të plagosur, por nuk behen te ditur detaje te tjera.
Ngjarja bëhet me dije se ka ndodhur në qendër në Bajram Curri, dhe ka qene nje konflikt i çastit. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
Mësohet se i plagosur në këmbë me armë zjarri ka mbetur një person, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë në kërkim është shpallur autori i dyshuar i ngjarjes, i cili është identifikuar nga policia.
Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.