Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela po prezanton para deputetëve të Komisionit të Ligjeve raportin vjetor “Mbi gjendjen e kriminalitetit per vitin 2022″

Përqinjdjen më të ulët të kriminalitetit e ka pasur Berati ndërkohë që përqindjen më të lartë e ka pasur qarku i Gjirokastrës.
“Në vitin 2022, përqindjen më të ulët të kriminalitetit për 100.000 banorë e ka qarku Berat, ndërsa përqindjen më të lartë e ka qarku Gjirokastër.

Sa i përket tendencës, vërehet se rritjen më të lartë e ka qarku Shkodër me 10,64 %, ndërsa qarku Berat ka koeficient të kriminalitetit nën mesataren kombëtare, që rrezulton me ulje 25,09 % krahasuar me vitin 2021,” thuhet në raportin e prokurorisë

Numrin më të madh të procedimeve e ka regjistruar Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë me 33,88 % të numrit total të procedimeve të regjistruara në shkallë vendi ose me rritje 2,57 % të këtij raporti krahasuar me vitin 2021.