John Valovic-Galtier, djali i birësuar i trajnerit Christophe Galtier, i cili mëngjesin e kësaj të premteje është arrestuar nga policia franceze së bashku me të atin, është liruar në orët e pasdites.

Mediet franceze raportojnë se në orën 15:30 djali i Galtier është liruar, ndërsa trajneri mbahet në paraburgim.

Trajneri i Paris Saint-Germain u arrestua nga policia franceze, pasi akuzohet se ka bërë komente diskriminuese, raciste dhe islamofobike gjatë sezonit të tij në Nice (2021-2022).