Festivali i madh i “Sunny Hill” është anuluar për këtë vit. Eventi do të mbahet vitin e ardshëm në fundjavën e parë të gushtit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë faqja zyrtare e festivalit, ku thuhet se vendmi u mor për shkak se festivali do të zhvendoset në Bërnicë, që do të jetë “shtëpia” e Sunny Hill Festival në vitet në vazhdim.
Njoftimi i plotë:
“Ne besojmë se nxitimi i procesit të punës do të zvogëlonte cilësinë dhe esencën e asaj që Sunny Hill Festival e përfaqëson. Duke qenë edhe vet fansa të muzikës dhe festivaleve, ne besojmë shumë në ofrimin e përvojës unike dhe të jashtëzakonshme që ne si festival duhet ta ofrojmë. Prandaj, kemi marrë vendimin e vështirë për ta shtyrë edicionin e sivjetmë të Sunny Hill Festival, që t’i japim kohë krijimit të hapësirës së re. Ruani datat për një edicion masiv të Sunny Hill Festival në fundjavën e parë të gushtit 2024””, bën të ditur njoftimi i “Sunny Hill Festival”.
“Tashshmë ka ardhur koha ta bëjmë një hap tjetër të madh përpara. Këtë vit, ne po bëjmë gati shtëpinë tonë të re, hapësirën e përhershme të festivalit në Bërnicë. Një vend i cili ua mundëson gjithë pjesëmarrësve ta marrin përvojën më të mirë që ata të gjithë e presin dhe meritojnë. Përjetimet e paharrueshme që i sjell Sunny Hill Festival janë më të rëndësishmet. E pjesëmarrësit në festival e meritojnë absolutisht më të mirën. Në të gjitha aspektet, përfshirë edhe hapësirën kushtuar festivalit, me infrastrukturën e plotë”.
Kujtojmë se vitin që la pas “Sunny Hill” u mbajt për herë të parë dhe në Tiranë, ku pati të ftuar artistë shqiptarë dhe të huaj të cilët dhuruan super performance.