Burrat dhe gratë e martuar priren të jenë më topolakë se ata që nuk janë të martuar, të paktën kështu pretendojnë shkencëtarët.
Hulumtimet e kryera në Universitetin e Queensland-it Qendror kanë treguar se çiftet e lumtur shtojnë disa kilogramë gjatë vitit të parë të martesës ose të bashkëjetesës.
“Çiftet e lumtur hanë më shëndetshëm, por fitojnë më shumë peshë se ata në marrëdhënie më të palumtur. Këtë e treguan rezultatet e hulumtimit që ne kryem dhe në këtë mënyrë dëshmuan edhe një herë konkluzionet nga të mëparshmet me njohuri të ngjashme”, shpjegoi drejtuesja e hulumtimit, ku përfshiheshin më shumë se 15 mijë të rritur.
Pjesëmarrësit e hulumtimit iu përgjigjën pyetjeve në lidhje me marrëdhëniet dhe martesat e tyre, si dhe zakonet e tyre të të ngrënit dhe peshën trupore.
Cili është sekreti i shtimit të yndyrës për çiftet e lumtura?
Duket se nuk bëhet fjalë për zgjedhjen e ushqimit, por për sasinë. Gjegjësisht, çiftet më të lumtur hanë pjesë më të mëdha të ushqimit, ndërsa njerëzit që jetojnë vetëm hanë më pak.
Çiftet janë më të relaksuar dhe shqetësohen më pak për shtimin në peshë, sepse ata nuk e kanë më të nevojshme të bëjnë për vete dikë.
Megjithatë, ekspertët rekomandojnë që çiftet të gjejnë edhe ndonjë aktivitet fizik të përbashkët në mënyrë që të djegin më lehtë kaloritë dhe, për hir të shëndetit, të mbajnë ende një peshë të përshtatshme për strukturën e tyre trupore.