Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Selanikut, ku raportohet se, një grua ka plagosur burrin e saj me thikë në shpinë.

Sipas mediave greke, ngjarja u regjistrua në rrugën “Iveron”, ku një çift është grindur dhe gruaja dyshohet se ka plagosur me thikë bashkëshortin e saj me origjinë pakistaneze.

Një autoambulancë e ka transportuar të plagosurin në spitalin “Agios Dimitrios”, ndërsa agresorja është arrestuar nga policia e Selanikut.