Mbi 200 miliardë dollarë ndihma të dhëna bizneseve për lehtësimin e situatës ekonomike nga Covid-19 mund të jenë vjedhur. Gjetjet janë publikuar nga Inspektorati i Përgjithshëm i Agjencisë Amerikane që po heton programet e financimit që u alokuan për bizneset e prekura nga kriza e pandemisë, veçanërisht për subjektet e vogla.

Sipas raportit vlerësohet se rreth 17% e fondeve të dhëna për sipërmarrjet u janë disbursuar subjekteve që me shumë gjasë kanë mashtruar për t’i përfituar ato.
Nga gjetjet e raportit rezulton se dëmet ekonomike të shkaktuara në programet e huave qw rezulton i lartw dhe atyre për paga arrijnë së bashku në rreth 200 miliardë dollarë. Megjithatë, në komentet bashkëngjitur raporti një zyrtare e lartë e agjencisë federale për biznesin e vogël i ka kundërshtuar shifrat e reja.

Më herët zyra e Inspektoratit të Përgjithshëm kishte raportuar së mashtrimi përmes këtyre dy skemave kapte vlerën e rreth 106 miliardë dollarëve, por nga analizat e mëvonshme rezultoi se kjo shifër ishte dyfish më e lartë.