Nora Istrefi dhe Melinda përleshen në nje qender fitnesi në Prishtinë, është ky lajmi që ka mbushur portalet.
Burime për Gazeta Express tregonin se dy këngëtarja kanë pasur një sherr në një prej qendrave të fitnesit në kryeqytet, Prishtinë. Madje sipas burimeve sherrin e kanë parë nga afër edhe njerëz të tjerë.
Mbrëmë vonë pas mesnate, Melinda e ka hequr Norën nga lista e “following” në Instagram, por të dy vajzat janë bërë sërish “follow” sot, me gjasë për të hedhur poshtë lajmin e konfliktit fizik mes tyre.
Melinda ka publikuar edhe një video të realizuar në anije, si një mënyrë për të thënë se nuk i intereson shumë për lajmet që po qarkullojnë.