Diletta Leotta dhe Loris Karius vijojnë të shijojnë romancën e nisur prej muajsh, teksa prezantuesja e njohur është edhe në pritje të ëmbël, pasi është shtatzënë me një vajzë, të cilën e ka me portierin gjerman.
Megjithatë problemi për momentin mbetet distanca, pasi portieri është pjesë e Newastle në Angli dhe të dyve u duhet të udhëtojnë shumë, për të qëndruar pranë njëri-tjetrit.
Pikërisht për këtë arsye Diletta ka marrë misionin e “agjentes” dhe u ka propozuar drejtuesve të Interit të firmosin me Karius, qoftë edhe si portier i dytë apo i tretë.
Megjithatë zikaltrit kanë refuzuar, pasi i kanë tashmë tre portierë në ekip dhe Handanovic duket se do të rinovojë. Pikërisht për këtë arsye, Diletta pritet të diskutojë në ditët e ardhshme edhe me drejtuesit e Milanit dhe Monzës, me shpresën që t’i gjejë një destinacion në Itali babait të fëmijës së saj.