Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet për kërcënime dhe keqtrajtim ndaj ish-gruas së tij.

Ngjarja është regjistruar në Benevento. Mediat italiane raportojnë se shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, i njohur nga policia e zonës për të njëjtat probleme, është arrestuar, ndërsa më pas është lënë në masën ‘arrest shtëpie’ me vendim gjykate.

Ndaj të dyshuarit u mblodhën indikacione të rënda fajësie në lidhje me krimet e përndjekjes dhe dëmtimeve të rënda personale, të kryera ndaj ish-bashkëshortes së tij, gjithashtu me origjinë nga Shqipëria.