Ndarja mes Olsi Bylykut me Egli Takot është ende kryefjalë në mediat rozë. Dyshja i dha fund lidhjes disa vjeçare duke habitur të gjithë përreth pasi çdo gjë u bë pa asnjë deklaratë e duke lënë mister arsyen.

Duket se gjithçka që i lidh tashmë Olsin dhe Eglin në jetën e tyre publike është një “follow”. Ata vazhdojnë të ndiqen në “Instagram”, por vetëm kaq. Në media kanë nisur të qarkullojnë edhe rreth shkakut të ndarjes.

Në rrjet është përfolur se mamaja e aktorit të humorit mund të jetë “molla e sherrit” mes çiftit. Pavarësisht ndarjes së çiftit, nëna e Olsit dhe Egli vazhdonin të ndiqeshin në “Instagram”, por jo më. Tashmë Egli nga familja e ish-partnerit ndjek vetëm kunatën dhe vetë Olsin.
Nga kjo janë shtuar aludimet se nëna e Olsit mund të jetë bërë shkak për ndarjen e çiftit edhe pse arsyeja mbetet ende mister.

Duke qenë se dyshja s’ka folur publikisht për ndarjen, e vetmja gjë që i bashkon tani janë vetëm projektet e përbashkëta.