Sulmuesi brazilian, Neymar aktualisht është në një lidhje me influenceren Bruna Biancardi. Pak javë më parë ata njoftuan se janë në pritje të një fëmije së bashku.

Së fundmi ‘Em Off’ zbuloi një detaj të pazakontë për marrëdhënien mes Bruna Biancardi dhe Neymar. Sipas gazetës, Bruna ka nënshkruar një marrëveshje për të qenë me futbollistin. Të dy kanë vendosur disa kushte që ai nuk mund t’i thyejë nëse dëshiron të tradhtojë.

Sipas burimeve për gazetën në fjalë lojtari i PSG-së: “Eshtë i lirë të flirtojë dhe madje të bëjë seks me femra të tjera.”

Tre kushtet janë: “Ai duhet të jetë i përmbajtur, të përdorë prezervativ dhe të mos i puthë”.