Më datë 29 qershor, Shakira do të publikojë këngën e saj më të re që mban titullin “Copa Vacia”. Këngëtarja me famë botërore ka postuar së fundmi në “Instagram” një pjesë të këngës, ku duket se sërish përmban një mesazh për ish-partnerin, Gerard Pique.
Shakira do të publikojë këngën e saj të gjashtë që nga ndarja nga ish-futbollisti, në të cilin ajo bashkëpunon me mikun e saj Manuel Turizo.
Në posterin nga promovimi i këngës, ylli i muzikës është shndërruar në një sirenë, e ulur në breg të detit.
Madje disa ditë më parë, Shakira ka postuar edhe një video në “Instagram” ku shfaqet duke bërë sërf dhe në sfond dëgjohet teksti i këngës.
Në postimin prej 20 sekondash, ylli i popit këndon:
“Ti je gjithmonë i zënë me kaq shumë gjëra.
Do të ishte mirë, dashuria ime, pak kohë të lirë.
Relaksohu dhe më jep vëmendjen tende.
Godit telefonin, përdor dorën me mua.
E di që je i nxehtë, por unë jam shumë më e nxehtë”.
Pas përfundimit të lidhjes me Pique, Shakira ka publikuar pesë këngë: “Te Felicito” dhe “Monotonía” në 2022 dhe “Music Session 53” me Bizarrap, “TQG” dhe “Acróstico” në 2023, të cilat janë përfolur se janë dedikim për Piquen.