Lionel Messi ka marrë një ofertë zyrtare nga Inter Miami, një nga klubet më të reja në MLS, në Shtetet e Bashkuara, që është në pronësi të David Beckham.
Bëhet fjalë për një kontratë të paktën trevjeçare, më një pagë të mirë, por që sigurisht as që i afrohet propozimit prej 400 milionë dollarëve në vit të Al Hilal nga Arabia Saudite.
Messi, sigurisht, do të bëhej lojtari më i paguar në Ligën Amerikane, që e ka si rregull që tre lojtarë të çdo ekipi mund të paguhen mbi 1 milionë dollarë pagë vjetore. Leo, patjetër që do të fitonte shumë më tepër.
Do të ishte, oferta e dytë formale që Leo ka në tavolinë, pas asaj të përmendur nga Arabia Saudite.
Ekziston edhe opsioni për të shkuar te Barça, edhe pse kjo varet më shumë nga Barça sesa nga ai, në kuptimin që klubi “bluagrana” do të duhet të plotësojë disa kërkesa financiare.
Kujtojmë se Leo Messi nuk ka një shtëpi personale në Miami, por kompania e tij e ka një banesë luksoze në qytet, që e jep me qira dhe ka qëllime komerciale për momentin.
Në fund të fundit, kjo ofertë MLS tregon se e ardhmja e Leos është edhe më e pasigurt se kurrë.